Nov. 272025
 

Për nder të Festës së Pavarësisë së Shqipërisë, Liga Shqiptare e Futbollit në Austri organizoi një turne futbolli ku sporti dhe kultura u ndërthurën në mënyrë të shkëlqyer. Para një publiku të shumtë u zhvilluan ndeshje tepër cilësore dhe me shpirt të pastër sportiv.

Në përfundim të turneut, ekipet më të mira u renditën si më poshtë:

FC Sanxhaku – Vendi i parë

Bomber – Vendi i dytë
ekip i ardhur enkas nga Republika e Kosovës

Bish nga Vjena – Vendi i tretë

Plisat e Dukagjinit – Ekipi i katërt
Ekip që mori pjesë për herë të parë në këtë turne, pasuar nga ekipet e tjera sipas renditjes përkatëse.

Ngjarjes iu bashkua edhe Vlora Miftari me një program artistik, e cila performoi në mënyrë të shkëlqyer dhe u prit me duartrokitje të ngrohta nga publiku.

Liga Shqiptare e Futbollit në Austri falënderon të gjitha ekipet pjesëmarrëse për kontributin dhe sportivitetin e treguar në event.

Në vazhndim fotografi nga manifestimi

 






 

Teksti dhe Foto – Halil Jashari


Ekipi për Informim
(A.J.)

 27. November 2025
Juni 062025
 
URIME FESTËN E KURBAN BAJRAMIT

Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, të gjithë besimtarëve musliman, ua uron Festën e Kurban Bajramit, duke u dëshiruar fat, lumturi dhe shëndet! Ekipi për informim (A.J.)  

[...lexo më shumë...]
 6. Juni 2025
Suffusion theme